Prej vitesh, Bordi drejtues i shkollës bën kujdes në përzgjedhjen e stafit mësimdhënës. Profesionalizmi e përkushtimi, komunikimi dhe empatia janë kriteret kryesore që duhet të gëzojë mësuesi që kontribuon në shkollën Arianiti.
Harmonizimi e bashkëpunimi i mësuesve me përvojë me mësuesët e rinj është tepër i frytshëm e efektiv për ecurinë e punës në shkollë. Shkolla ka bashkëpunime të vazhdueshme me pedagogë të fakulteteve të ndryshme të Universitetit të Elbasanit.