Rreth nesh

Home / Rreth nesh

Shkolla Jopublike “Arianiti”, 25 Vjet Traditë në mësimdhënie

Shkolla Jopublike “Arianiti” është themeluar më 15 shtator 1997 si një ndër shkollat e para shqiptare me kapital tërësisht shqiptar.
Funksionon si një kompeks arsimor, duke përfshirë ciklin parashkollor të edukimit, ciklin 9-vjeçar si dhe ciklin e mesëm.
Qysh nga viti 2003, mësimi zhvillohet në godinën me një sipërfaqe prej 650m², e ndërtuar konform të gjithë parametrave bashkëkohorë pedagogjikë e higjeno-sanitarë.

Godina e shkollës ka 18 klasa mësimore, 6 laboratorë e mjedise të tjera ndihmëse, ku çdo nxënësi i takon 5-6m³ ajër dhe 2m² sipërfaqe.
Ngrohja e mjediseve sigurohet me kaldajë elektronike dhe e gjithë hapësira e shkollës, e brendshme dhe e jashtme, mbulohet nga një sistem i plotë kamerash.
Përbri godinës së shkollës ngrihet palestra e shkollës dhe mjedise të tjera, ku fëmijët mund të pushojnë e ushqehen.


1997

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës lëshon Urdhrin Nr. 130, datë 15.09.1997, për miratimin e lejes për funksionimin e e institucionit arsimor privat të ciklit të ulët të tetëvjeçares “Arianiti”.

2000

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës lëshon Urdhrin Nr. 232, datë 03.08.2000, për miratimin e lejes për funksionimin e e institucionit jopublik të nivelit të ciklit të lartë të arsimit 8-vjeçar “Arianiti”, vijim i IAJP të ciklit të ulët me të njëjtin emër.

2001

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës lëshon Urdhrin Nr.233, datë 29.08.2001, për miratimin e lejes për funksionimin e e institucionit jopublik të nivelit të arsimit parashkollor “Arianiti-2”

2006

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës lëshon Urdhrin Nr.104, datë 24.03.2006, për dhënien e lejes për funksionimin e e institucionit arsimor privat të arsimit të mesëm të përgjithshëm të profilizuar, me emrin “Shkolla Arianiti-2”.