Gjimnazi
Referuar Kartës së Performancës 2022 së Zvap Elbasan, gjimnazi ynë renditet i pari. Për më shumë se 12 vjet, gjimnazi ynë mban vendin e parë edhe në rezultatin e provimit të gjuhës angleze, në rezultatet e MSh.
Numri maksimal i nxënësve për çdo klasë është 15.
Veç programeve të detyruara e të miratuara nga MAS, gjimnazi ynë plotëson çdo interes të nxënësve tanë, duke ia plotësuar kurrikulën me lëndët e duhura, sipas kërkesave të universiteteve ku ata do të studiojnë më tej.
Nxënësit zhvillojnë si gjuhë të huaj të parë gjuhën angleze ose frënge, ndërsa si gjuhë të huaj të dytë gjuhën gjermane. Për lëndët matematikë, gjuhë shqipe e gjuhë angleze zhvillohen orë shtesë, po ashtu edhe për çdo lëndë të cilën nxënësit do ta shlyejnë si provim me zgjedhje në maturë. Përveç se punohet me tekste shtesë në lëndën e gjuhës angleze, disa lëndë zhvillohen gjithashtu në anglisht.
Shkolla orienton nxënësit në studimet e tyre të mëtejshme, duke respektuar aftësitë dhe dëshirat e tyre.
Shkolla ka bashkëpunime me organizata kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim angazhimin e nxënësve në veprimtaritë e tyre dhe aftësimin në veprimtari me karakter shkencor, linguistik, ekonomik e bamirës.
Nxënësit tanë, të mentoruar nga mësuesët e tyre të përkushtuar e të mirëpërgatitur profesionalisht, janë pjesë aktive e klubeve shkollore të tilla si: klubi i shkencave, linguistik, i fotografisë, i crafteve e i sporteve.
Gjithashtu, u jepet vëmendje veprimtarive me karakter njohës, festiv e zbavitës, të tilla si: festa, koncerte, ekskursione e piknikë.
Nxënësit qëndrojnë në shkollë në orarin 8:00 – 14:20. Në një ditë mësimore, përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 35 minutësh pas orës së katërt, kohë kur konsumojnë edhe drekën.