Cikli Fillor
Numri maksimal i nxënësve për çdo klasë është 15.
Veç programit të detyruar dhe të miratuar nga MAS, nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 3 herë në javë, një orë në javë anglisht përmes kompjuterit dhe 2 orë në javë shkencë.
Të gjitha lëndët bazë zhvillohen nga mësueset e ciklit fillor, ndërsa gjuha angleze, informatika e edukimi fizik zhvillohen nga mësueset e lëndëve përkatëse.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve të: artit, kërcimit, teatrit, sportit.
Nxënësit konsumojnë në shkollë mëngjesin dhe drekën. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi dhe zhvillimi i detyrave në shkollë.
Nxënësit qëndrojnë në shkollë në orarin 8:00 – 15:00