Shkolla Jopublike “Arianiti”, 25 Vjet Traditë në mësimdhënie
Shkolla Jopublike “Arianiti” është themeluar më 15 shtator 1997 si një ndër shkollat e para shqiptare me kapital tërësisht shqiptar.
Funksionon si një kompeks arsimor, duke përfshirë ciklin parashkollor të edukimit, ciklin 9-vjeçar si dhe ciklin e mesëm.
Qysh nga viti 2003, mësimi zhvillohet në godinën me një sipërfaqe prej 650m², e ndërtuar konform të gjithë parametrave bashkëkohorë pedagogjikë e higjeno-sanitarë.
Godina e shkollës ka 18 klasa mësimore, 6 laboratorë e mjedise të tjera ndihmëse, ku çdo nxënësi i takon 5-6m³ ajër dhe 2m² sipërfaqe.
Ngrohja e mjediseve sigurohet me kaldajë elektronike dhe e gjithë hapësira e shkollës, e brendshme dhe e jashtme, mbulohet nga një sistem i plotë kamerash.
Përbri godinës së shkollës ngrihet palestra e shkollës dhe mjedise të tjera, ku fëmijët mund të pushojnë e ushqehen.
Community
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit
Parents
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit
Students
Lorem ipsum dolor sit amet, consectetur cing elit. Suspe ndisse suscipit sagittis leo sit
Parashkollori
Shkolla hap vetëm dy grupe, një grup parashkollori dhe një grup të përzier, me nga 15 fëmijë secili.
Në to zbatohet programi i detyruar. Gjithashtu, fëmijët zhvillojnë edhe orë mësimore në shkencë, gjuhë angleze, muzikë, art, kërcim dhe edukim fizik. Programi i detyruar zhvillohet me mësuesen e parashkollorit, ndërsa orët e tjera zhvillohen me mësueset e lëndëve përkatëse. Procesi mësimor zhvillohet përmes lojërave e argëtimit. Fëmijët konsumojnë në shkollë mëngjesin, drekën dhe një vakt të lehtë para largimit nga kopshti. Qëndrimi i tyre në kopësht është 8:00 – 15:00.
Cikli fillor
Numri maksimal i nxënësve për çdo klasë është 15.
Veç programit të detyruar dhe të miratuar nga MAS, nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 3 herë në javë, një orë në javë anglisht përmes kompjuterit dhe 2 orë në javë shkencë.
Të gjitha lëndët bazë zhvillohen nga mësueset e ciklit fillor, ndërsa gjuha angleze, informatika e edukimi fizik zhvillohen nga mësueset e lëndëve përkatëse.
Për nxitjen e prirjeve dhe ushqimin e pasioneve të vecanta tek nxënësit, shërbejnë edhe zhvillimi i klubeve të: artit, kërcimit, teatrit, sportit.
Nxënësit konsumojnë në shkollë mëngjesin dhe drekën. Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi dhe zhvillimi i detyrave në shkollë.
Nxënësit qëndrojnë në shkollë në orarin 8:00 – 15:00
Arsimi i mesëm i ulët
Numri maksimal i nxënësve për çdo klasë është 15.
Veç programit të detyruar dhe të miratuar nga MAS, nxënësit zhvillojnë gjuhën e huaj angleze 3 herë në javë dhe gjuhën e huaj gjermane 2 orë në javë.Në shkollë nxënësit organizohen për të zhvilluar aftësitë e tyre përmes klubeve, të tilla si: i shkencave, linguistik, i fotografisë, i crafteve e i sporteve.
Nxënësit qëndrojnë në shkollë në orarin 8:00 – 14:20 dhe në një javë mësimore zhvillojnë 32 orë mësim e veprimtari. Në një ditë mësimore, përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 35 minutësh pas orës së katërt, kohë kur konsumojnë edhe drekën.
Gjatë ditës, në orarin mësimor janë parashikuar edhe orë studimi, të cilat shërbëjnë për përforcimin e njohurive. Shkolla aplikon orë konsultimi në lëndët shkencore e gjuhë shqipe.
Gjimnazi
Referuar Kartës së Performancës 2022 së Zvap Elbasan, gjimnazi ynë renditet i pari. Për më shumë se 12 vjet, gjimnazi ynë mban vendin e parë edhe në rezultatin e provimit të gjuhës angleze, në rezultatet e MSh.
Numri maksimal i nxënësve për çdo klasë është 15.
Veç programeve të detyruara e të miratuara nga MAS, gjimnazi ynë plotëson çdo interes të nxënësve tanë, duke ia plotësuar kurrikulën me lëndët e duhura, sipas kërkesave të universiteteve ku ata do të studiojnë më tej.
Nxënësit zhvillojnë si gjuhë të huaj të parë gjuhën angleze ose frënge, ndërsa si gjuhë të huaj të dytë gjuhën gjermane. Për lëndët matematikë, gjuhë shqipe e gjuhë angleze zhvillohen orë shtesë, po ashtu edhe për çdo lëndë të cilën nxënësit do ta shlyejnë si provim me zgjedhje në maturë. Përveç se punohet me tekste shtesë në lëndën e gjuhës angleze, disa lëndë zhvillohen gjithashtu në anglisht.
Shkolla orienton nxënësit në studimet e tyre të mëtejshme, duke respektuar aftësitë dhe dëshirat e tyre.
Shkolla ka bashkëpunime me organizata kombëtare e ndërkombëtare, me qëllim angazhimin e nxënësve në veprimtaritë e tyre dhe aftësimin në veprimtari me karakter shkencor, linguistik, ekonomik e bamirës.
Nxënësit tanë, të mentoruar nga mësuesët e tyre të përkushtuar e të mirëpërgatitur profesionalisht, janë pjesë aktive e klubeve shkollore të tilla si: klubi i shkencave, linguistik, i fotografisë, i crafteve e i sporteve.
Gjithashtu, u jepet vëmendje veprimtarive me karakter njohës, festiv e zbavitës, të tilla si: festa, koncerte, ekskursione e piknikë.
Nxënësit qëndrojnë në shkollë në orarin 8:00 – 14:20. Në një ditë mësimore, përveç pushimeve të shkurtra mes orëve, nxënësit kanë edhe një pushim 35 minutësh pas orës së katërt, kohë kur konsumojnë edhe drekën.
More than 70 Years of Experience
Apply Letter for Admission to High School
Our School Life
Success Stories
[cmsmasters_learnpress orderby=”date” order=”DESC” categories=”courses” count=”4″ columns=”4″]
[cmsmasters_campaigns orderby=”date” order=”ASC” campaigns_categories=”campaigns” columns=”4″ count=”4″ pause=”5″ campaigns_metadata=”title,donated_percent” animation_delay=”0″]
Our Media
Photo Gallery
Subscribe To Our Newsletter
Parents Testimonials
Students and Parents Club