Shkolla Jopublike “Arianiti”

Shkolla Jopublike “Arianiti” është një ndër shkollat e para shqiptare me kapital tërësisht shqiptar, themeluar më 15 shtator 1997. Funksionon si një kompeks arsimor, duke përfshirë ciklin parashkollor të edukimit, ciklin 9-vjeçar e ciklin e mesëm.

Qysh nga viti 2003, mësimi zhvillohet në godinën me një sipërfaqe prej 650m², e ndërtuar duke respektuar të gjitha parametrat bashkëkohorë pedagogjikë e higjeno-sanitarë. Godina e shkollës ka 18 klasa mësimore, 6 laboratorë e mjedise të tjera ndihmëse, ku çdo nxënësi i takon 5-6m³ ajër dhe 2m² sipërfaqe. Ngrohja e mjediseve sigurohet me kaldajë elektronike dhe e gjithë hapësira e shkollës, e brendshme dhe e jashtme, mbulohet nga një sistem i plotë kamerash. Përbri godinës së shkollës ngrihet palestra e shkollës dhe mjedise të tjera, ku fëmijët pushojnë e ushqehen.


RSS