Dr.Tomor Arianiti

JETA E TIJ PER 50 VJET

Lindi më 15 Prill 1938, në një familjen e një zanatçiu të varfër elbasanas. Mësimet e para i kreu në qytetin e lindjes dhe, pasi mbaroi shkollën e mesme Pedagogjike në vitin 1955, punoi për një vit si udhëheqës pionierësh. Pasioni i tij i jashtzakonshëm për shkollën bëri që Tomorri për 5 vjet të përfundojë me rezultate shumë të mira 2 shkolla të larta: në vitet 1956-1958 përfundon Institutin e Lartë Pedagogjik 2-vjeçar të ditës dhe në vitet 1958-1961 përfundon Universitetin e Tiranës, në degën Bio-kimi me korrespondencë, ndërkohë që punonte edhe si mësues në fshatrat Shalës e Jogodinë.

Me rekomandim të Universitetit të Tiranës dhe insistim të drejtorit të shkollës Pedagogjike, z.Vasil Kamami, fillon punë si mësues në këtë shkollë. 

Në dhjetor 1968 emërohet përgjegjës në ILP të mbrëmjes, nga ku do të krijohej bërthama e pedagogëve efektivë për ILP “A.Xhuvani” Elbasan.

Por përgjegjësitë e tij nuk mund të kuptoheshin kaq të reduktuara sepse, ndërkohë që ai drejtonte Institutin e Lartë Pedagogjik, kryente njëkohësisht edhe detyrën e Drejtorit të Filialit të Shkollës së Mbrëmjes, për fililialet Pedagogjik, Ekonomik, Inxhinieri. Këto filiale arritën të diplomojnë me sukses mbi 120 ekonomistë dhe 130 inxhinierë. 

Gjatë kësaj kohe, reputacioni  tij do të jetë në rritje për shkak të botimeve, recensioneve, shkrimeve e diskutimeve në Drejtorinë e Arsimit të Lartë, e cila e zgjedh anëtar të sajin. 

Për përgatitjen dhe aftësitë menaxhuese që kishte, me urdhër të Ministrisë së Arsimit caktohet Kryetar i Komisionit të  Ciklit të Ulët , i cili përfshinte në gjirin e tij  katedra e pedagogë të së Instituteve të Larta Pedagogjike Shkodër, Gjirokastër e Elbasan. Puna e këtij komisioni kishte të bënte me hartimin e planeve e programeve që do të përbënin themelin kurrikulave të degës së Ciklit të Ulët që do të hapej në shtator 1981 pranë Institutit të Lartë Pedagogjik Elbasan, punë e cila do të ishte e frytshme për 10 vjet me rradhë, duke e vënë degën e Ciklit të Ulët në preferencën e parë të studentëve që i drejtoheshin  këtij Instituti.

Gjatë jetës së tij pedagogjike, nëpër duart e tij kanë kaluar rreth 5.000 mësues me arsim të mesëm e të lartë, që sot kontribuojnë në tërë  sistemin arsimor shqiptar.

Gjatë viteve të punës në Institutin e Lartë Pedagogjik të Elbasanit me detyren zv/drejtor në vitet 1972-1986, Tomor Arianiti ka kryer një sërë studimesh e botimesh shkencore në fushën e pedagogjisë, ka udhëhequr punë shkencore të studentëve, referenca e sesione shkencore si dhe ka kontribuar me materiale në përgatitjen e Enciklopedisë së qytetit të Elbasanit. Gjithë puna e tij krijuese e shkencore përmblidhet në rreth 5000 faqe botime, ku përfshihen 4 libra, 4 artikuj shkencorë, 5 monografi, mbi 50 analiza vjetore, studime e recensa,  rreth 30 shkrime në shtypin periodik, etj.

Në vitin 1985, Tomor Arianiti merr gradën e “Kandidatit të Shkencave Pedagogjike” e pas 2 vjetësh “Doktor i Shkencave” në po këtë fushë me studimin: “Probleme të mësimdhënies së gjeografisë në shkollë”. Për të gjitha këto  Tomor Arianiti shpallet mësues  i dalluar dhe dekorohet nga Kuvendi Popullor me Urdhërin “Naim Frashëri” klasa e II dhe e III.

Vitet 90 do ta gjenin jashtë sistemit arsimor, në pension e duke punuar si tregtar i thjeshtë. Fillimisht, një dyqan i vogël me artikuj të ndryshëm, që i sillte vetë nga Turqia e më pas shoqëria tregtare tre kombëshe Shqipëri-Turqi-Iran: “ALTUIR”. Biznesi ecte, por Tomori nuk ndjehej komod; kjo që po bënte ishte larg natyrës dhe aspiratave të tij. 

Duke qenë një ndjekës i rregullt i ndryshimeve në legjislacionin shqiptar, sidomos në atë pjesë që i takon biznesit, merr informacion se po përgatitej ligji për arsimin jopublik në Shqipëri. Ligji miratrohet në vitin 1996 dhe në Elbasan  më 15 shator 1997 hapet shkolla “ARIANITI”, e para shkollë  jopublike, me kapital tërësisht shqiptar.


RSS